E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori; Përkujtohet ngritja e flamurit në Durrës

Bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne në përkujtim të ngritjes së flamurit të pavarësisë në Durrës më 26 nëntor 1912. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, veteranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor etj. Flamurin përpara bashkisë, në të njëjtin vend ku është shpalosur edhe përpara 96 vitesh, e ka ngritur kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili në fjalën e rastit deklaroi se të gjithë përulen me respekt përpara të gjithë atyre patriotëve që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë e vendit. Të organizuar në klubet e tyre patriotike, ata arritën që të çonin në fitoren e zgjedhjeve kandidatin e tyre, Hafiz Ali Podgorica, i cili ishte edhe kreu i parë i kësaj bashkie. Pikërisht në nderim të kësaj figure të shquar patriotike, Bashkia e Durrësit mori vendim që patriotit Hafiz Ali Podgorica t’i vendoset busti pranë kësaj bashkie, që ai e drejtoi për herë të parë me përkushtim e ndershmëri dhe duke mbrojtur interesat e bashkëpatriotëve. Aktiviteti patriotik ka qenë i pandërprerë dhe në mbledhjen e 23 nëntorit 1912, kur u zgjodhën delegatët e Durrësit për mbledhjen e Vlorës, Ismail Qemali jepte porosinë që Durrësi duhet ta ngrinte flamurin kombëtar përpara se trupat serbe të futeshin në qytet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›