Pervjetori, festa bashkon themeluesit e PD

Partia Demokratike feston 20-vjetorin e krijimit te saj, pak ore para hapjes se kufijve. Ne nje atmosfere festive dhe te gezueshme, te organizuar ne Pallatin e Kongreseve, kryeministri uroi te gjithe te pranishmit per themelimin e Partise Demokratike si partia e pare opozitare ne Shqiperi por edhe pluralizmit, duke e cilesuar kete date si ditelindjen e lirive te shqiptareve. Nderkohe qe festa ka bashkuar themeluesit e PD. Nuk mundi te mungoje dje ne organizimin festiv me rastin e 20-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike dhe themelimit te pluralizmit ne Shqiperi, nje nga themeluesit e kesaj force politike, Eduard Selami. Ish-kryetari i PD u pa dje ne sallen e Pallatit te Kongreseve, per te kujtuar kete date te shenuar. Selami tha pak dite me pare, se ndodhet ne Shqiperi, pikerisht per 20-vjetorin e themelimit te partise dhe te vendosjes se sistemit pluralist ne Shqiperi. Ne kete feste ishin te pranishem, Presidenti Topi, ish-ministri i Jashtem Mustafaj dhe themelues te tjere te PD. Ishte dhe kryeparlamentarja Topalli, ministra te kabinetit qeveritar, deputete, ish-studente te dhjetorit 90’ perfaqesues te organizmave nderkombetare, ambasadore, drejtues te komuniteteve fetare ne vend, perfaqesues te biznesit, perfaqesues dhe drejtues te mediave, si dhe shume qytetare, simpatizante te Partise Demokratike. “Sot eshte nje rilindje e dyte kombetare. Uroj cdo shqiptar, gezuar ditelindjen e lirive njerezore. Partia Demokratike, e themeluar si parti e te drejtave njerezore qe u ndaluan me Kushtetute, eshte parti e shpirtit, e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ne sot nderojme themeluesin e saj dhe kemi arsye te gezojme 20-vjetorin e lirise. Sepse sot jemi 20 vite drite larg, sketerrit te meparshem. Shqiperia sot eshte me e lire se kurre”, ka qene deklarata e kryeministrit Sali Berisha. Ai kujtoi darken e 8 dhjetorit 1990, ku studentet e Universitetit te Tiranes, “nen udheheqjen e Tribunit legjendar Azem Hajdarit”, do te nisnin Levizjen Studentore dhe te mbeshtetur nga intelektuale, qytetaret e Tiranes, do te mbushnin rruget dhe sheshet e kryeqytetit, ne nje beteje legjendare, qe te kujton betejen e Davidit me Golias, do te detyronin kliken ne pushtet te firmoste me 11 Dhjetor, kapitullimin e saj. Dhe po me date 11 Dhjetor ora 23.00 do te themelonin pluralizmin politik, Partine Demokratike te Shqiperise, Partine e pare opozitare ne historine e vendit. “Nder per jete, studenteve liberatore dhe atyre qe themeluan pluralizmin ne Shqiperi! Azem – Ti je gjalle”, beri thirrje Berisha. Kryeministri rikujtoi me respekt dhe nderim te thelle, te gjithe ata te rinj dhe te reja, te cilet u bene nismetaret e pare te ndryshimeve demokratike ne Shqiperi. “Njezet vite, pasi ne shpallem para shqiptareve dhe botes, se ylli yne polar eshte ceshtja kombetare, duhet te ndjehemi sot me krenare se kurre. Kosova eshte e pavarur. Drejtesia boterore ka hedhur poshte traktatet e ndeshkimit dhe copetimit te trojeve dhe kombit shqiptar. Shqiptaret jane kudo te lire, me te lire se kurre ne historine e tyre”, vijoi kryeministri ne fjalen e tij pershendetese.