E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, policise: Jo vetekenaqesi

Tirane-Kryeministri i vendit Sali Berisha, vleresoi punen e uniformave blu te Policise se Shtetit, ne perballjen me sfidat ne te gjitha drejtimet. Gjate analizes 1-vjecare te punes se ketyre uniformave, kreu i qeverise, Berisha tha se rezultatet jane te dukshme dhe pozitive krahasuar me nje vit me pare. Duke e konsideruar luften kunder krimit, betejen me te eger dhe me te veshtire, Berisha tha se ne kete drejtim nuk duhet te kete vetekenaqesi. “Kjo eshte nje beteje e eger dhe nder me te veshtirat, dhe ne kete beteje asgje nuk te demton me shume, sesa besimi i tepruar dhe vetekenaqesia. E verteta eshte se krimi, fatkeqesisht, disponon burime te pallogaritshme ne Shqiperi, Evrope dhe ne bote dhe ne rrafshin nderkombetar, asgje nuk ka me nderkombetar se krimi. Keto sigurisht e veshtiresojne punen tuaj, por une ju garantoj se do te keni gjithe mbeshtetjen dhe burimet e nevojshme, per t’u perballur ne menyren me eficente me te”, u shpreh kryeministri. Duke qene aktuale si problematike, Berisha vleresoi kontributin e cmuar te forcave te policise ne zonat e permbytura. “Ne patem kesaj radhe, katastrofen me te madhe natyrore ne memorien e vendit. U permbyten mbi 14 mije hektare, nder te cilat pjesa me e veshtire ishin 40 per qind e lagjeve te qytetit te Shkodres. Puna dhe perkushtimi juaj, angazhimi i forcave te rendit, i qeverisjes vendore, kane bere qe deri me tani te mos kemi asnje jete te humbur, por te mos regjistrohet as dhe krimi me i vogel”. Kryeministri kerkoi nga forcat e policise rritjen e forces se luftes ndaj krimit ekonomik dhe atij financiar, ku vleresoi si progresive punen e bere ne kete drejtim. Berisha vleresoi gjithashtu fushaten e gjere dhe luften ndaj trafikut te droges dhe kultivimit te kanabisit. Megjithese ai pranoi se ka nje ulje te mbjelljeve, tha se kjo lufte duhet te konsolidohet me tej. “Komunikatat tuaja se u kap nje kamion me kanabis, por shoferi iku, ju akuzon juve. Si mund t’ju ike shoferi? Me mire thoni se na e dorezoi kamionin shoferi. Kur une degjoj komunikaten e policise se kamioni u kap, por shoferi iku, qytetaret kane te drejte te thone se kamionin e dorezoi shoferi. Keto raste jane pakesuar, por nuk duhet te ndodhin. Kjo mund t’i ndodhe doganierit, i cili hap kamionin dhe duke kontrolluar mallin, gjen edhe drogen. Doganierit mund t’i ike shoferi, pasi ai nuk eshte me arme, nuk eshte ne grup etj., por nuk mund t’i ike dot policise”, tha ne fjalen e tij, kryeministri Berisha. Ai u ndal edhe ne nje problem mjaft shqetesues per popullsine, aksidentet rrugore, per te cilin kerkoi marrjen e masave konkrete ne parandalimin e tyre.“Ceshtja e aksidenteve rrugore eshte nje ceshtje madhore per cdo vend te lire, por ne qofte se studioni dhe ndiqni statistiken, do ta gjeni ne nivelet me te larta ne vendin tone. Une kerkoj nga policia qe te programoje punen ne kete fushe, ne menyre qe te kete nje renie tjeter me drastike e te vazhdueshme te aksidenteve. Vendet qe kane tre-kater here me shume makina per fryme, se ne, i kane aksidentet tre here me te uleta se ne”,-tha kreu i qeverise. Ne fjalen e tij, kryeministri nuk la pa permendur edhe nje fenomen ne rritje ne vend, krimin ne familje, duke kerkuar parandalimin e tij dhe ndeshkimin e rrepte te autoreve. “Po te kthehemi 7-8 vjet me pare, ka pasur nje indiference ndaj ketij krimi dhe me e keqja, konsiderohej si rrethane lehtesuese ne sistemin tone te drejtesise. Ata qe kryenin nje krim ne familje denoheshin ne nivelet me minimale. Une ju ftoj ta perparesojme ne menyre absolute kete krim”,-tha kryeministri Berisha, duke kerkuar ne te njejten kohe parandalimin e ketij krimi, qe ai e cilesoi si forma me e shemtuar e krimeve te njeriut. Duke u ndalur ne fenomenin e korrupsionit, kreu i qeverise tha se eshte konstatuar renie e ndjeshme e mitmarrjes brenda radheve te policise, por ne te njejten kohe ai kerkoi crrenjosjen perfundimtare te ketij fenomeni, ai sugjeroi vendosjen e numrave ne uniformat e policise, pasi kjo lehteson memorizimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›