Përvjetori i 235-të i SHBA-ve, Obama, mesazh Berishës

18-07-2011 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha mori një mesazh falënderimi nga Presidenti i SHBA-së z.Barack Obama, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.
Në mesazhin e Presidentit Obama, drejtuar Kryeministrit Berisha, thuhet
“I dashur zoti Kryeministër,
Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e urimit në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.
Sinqerisht,
Barack Obama”