Përvjetori i Hamdi Ukës, mblidhen miqtë e sportit në TK

Sot bota e sportit ka nderuar me një aktivitet të vecantë ish-kampionin e boksit shqiptar, Hamdi Ukën, në 65 vjetorin e tij të lindjes. Në aktivitetin e mbajtur në Teatrin Kombetar morën pjesë përfaqësues nga të gjitha federat e sportit shqiptar, miq dhe të afërm. Drejtori teknik i boksit profesionist Shqiptar, Hamdi Uka është vlerësuar në këtë 65-vjetor me një pllakadë nga presidenti i FSHBP-së, njëherësh dhe President i RTV “Ora News” zoti. Ylli Ndroqi. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh i kënaqur përgjatë gjithë viteve që ka punuar me ish- kampionin e boksit. Ndroqi ka vlerësuar dhe rolin e Ukës në menaxhimin e FSHBP-së.
Aktiviteti ka vazhduar me përshëndetjet dhe urimet e rastit nga të gjithë të pranishmit në aktivitet.