E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor, Meta: Mbështetje për gratë

Forumi i Lëvizjes së Gruas për Integrim ka mbajtur gjatë paradites së sotme Konventën e tyre në të cilën morën pjesë dhjetëra gra dhe vajza anëtare si dhe simpatizante të këtij forumi. I pranishëm në këtë event, kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka falenderuar dhe vlerësuar kontributin e pacmueshëm të grave dhe vajzave në cdo sfidë të partisë që kryeson. Duke vënë si prioritet integrimin në Bashkimin Europian, Meta ka theksuar se kjo sfidë e radhës ka nevojë për dashurinë e nënave dhe vajzave për finalizimin e saj dhe jo për politkën e mbrapshtë që ka penalizuar herë pas here këtë proces.

“Është një kënaqësi e vecantë dhe ju faldenderoj për kontributin. LSI do të fitojë të gjitha sfidat, sepse në radhë të parë e mbështetni ju me gjithë energjinë dhe sakrificën tuaj. Një sfidë kjo për të cuar përpara Shqipërinë në BE, dhe kjo ka nevojë për dashurinë tuaj dhe jo për ligësinë e politikanëve që bllokojnë proceset integruese. Dua të kujtoni debatin e madh për liberalizimin e vizave , për ti dhënë mundësinë cdo nëne për të parë bijtë e tyre. Sa ishin ata që u përpoqën të nxijnë imazhin e vendit duke hedhur teza se nëse liberalizohen vizat shqiptarët

do të iknin në Europë dhe sdo ktheheshin më. Dhe sot shqiptarët dhe Shqipëria janë nga më të vlerësuarit për sjelljen e tyre europiane, për këtë të drejtë të fituar dhe të merituar prej tyre. Kjo duhet të bëhet dhe për statusin e vendit kandidat që duhet të ishte marrë, por kjo sështë realizuar nga politika e mbrapshtë , ndaj kemi nevojë të ndërtojmë një Shqipëri pozitive, ta ushqejmë me dashurinë e nënave dhe vajzave shqiptare, pasi janë ato që sakrifikojnë më shumë. Duhet një klimë më pozitive për një të ardhme më të sigurt” tha ai.
Duke sjellë në vëmendje jubileun historik, 100 vjetorin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar, Meta, nuk ka lënë pa vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në të gjitha periudhat historike duke filluar me Marigonë, Nënë Terezën e me radhë.

“Jemi në 100 vjetorin e pavarësisë , në një vit të rëndësishëm, jemi në një vit që të gjithë hedhim vështrimin pas për të kujtuar ata patriotë të shtrenjtë që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë. Të gjithë do të përkulen në Vlorë për të kujtuar Ismail Qemalin ,por dhe për të kujtuar Marigonë që mbajti në dorë atë flamur të qëndisur prej saj, të gjithë do të kujtojnë gratë dhe vajzat që dhanë kontributin e tyre në periudhën e Rilindjes, që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jemi sot këtu për të shprehur keqardhjen se gjatë diktaturës shumë prej viktimave ishin gra dhe vajza intelektuale që mund të kishin dhënë kontribut të pacmueshëm. Nderim dhe respekte dhe ndaj studenteve të dhjetorit”shtoi Meta.
 

Në përfundim kreu i LSI-së ka vënë theksin se një Shqipëri europiane kërkon gra dhe vajza të fuqizueshme ekonomikisht dhe të përfaqësuara në të gjitha institucionet.

“Jemi për të treguar vendosmërinë tonë për një Shqipëri europiane dhe për këtë gratë dhe vajzat duhet të fuqizohen në drejtimin ekonomik dhe në përfaqësimin e tyre. Jam i bindur në vlerat tuaja, ne jemi kombi i Skëndërbeut dhe i shumë burrave të tjerë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›