Papunësia në Përmet, Pano: Muajt e fundit ka shënuar rritje

Papunësia në Përmet është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Me mbylljen dhe falimentimin e rreth 60 bizneseve papunësia është dyfishuar në këtë qytet, ku kategoritë më në vështirësi janë të rinjtë, gratë dhe të mbërriturit rishtas prej emigracionit. Nënkryetari i Bashkisë së Përmetit, Vasil Pano, thotë për Ora News se së fundi janë mbyllur shumë aktivitete, cka ka përshkallëzuar varfërinë mes banorëve të qytetit jugor.
Në Përmet jetojnë rreth 3200 familje, prej të cilave rreth 20% trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa shumë të tjerë menaxhojnë biznese të vogla pa licenca. Varfëria po tejkalon cdo përmasë sipas Nenkryetarit te Bashkësise, i cili shton se ky institucion nuk disponon mjete financiare për të lehtësuar situatën.