E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervjetori i pare i vrasjes se Osama bin Laden ne Pakistan

Shtepia e Bardhe tha dje nuk ka informacion per kercenimet e mundeshme ndaj Shteteve te Bashkuara ne pervjetorin e pare te vrasjes se ish udheheqesit te al-Kaides Osama bin Laden ne Pakistan.

Sekretari i shtypit te Shtepise se Bardhe Xhej Karni u tha gazetareve se per momentin ne nuk kemi informacion te besueshem se organizatat terroriste perfshire edhe al-Kaiden po organizojne sulme ne Shtetet e Bashkuara qe te perkojne me pervjetorin e vdekjes se bin Ladenit.

Por ai theksoi se aleatet e al-Kaides dhe bashkepunetoret e saj nuk heqin dore nga qellimi per te kryer sulme ne Shtetet e Bashkuara ndoshta ne hakmarrje per vdekjen e bin Ladenit por jo domosdoshmerisht ne kuadrin e ketij pervjetori.

Me heret Presidenti Barak Obama dha urdher per rishikimin e gjendjes dhe udhezoi ekipin e tij te marre te gjitha masat e nevojshme per mbrojtjen e popullit amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›