Spanja perballet me nje krize te nje magnitude te madhe
Ne kushtet kur kriza ekonomike ne Spanje eshte duke u thelluar me tej ministri i jashtem Hoze Manuel Garcia Margallo thote se vendi eshte duke u perballur me nje krize te nje magnitude te madhe.
Qeveria e Madridit tha sot se rreth cereku i punonjesve te Spanjes aktualisht jane te papune ritmi me i keq i papunesise ne kete vend te Eurozones. Shifra e re e papunesise eshte me e larta ne 18 vjet per Spanjen ekonomia e katert me e madhe e Eurozones.
Ky njoftim per papunesine ne Spanje vjen nje dite pasi agjencia financiare Standart and Poor tha se perspektiva e buxhetit te qeverise spanjolle mund te perkeqesohet ne kushtet e tkurrjes se metejshme te ekonomise.
Ministri i Jashtem spanjoll tha ne nje intreviste se shifrat e reja te papunesise jane te tmerrsheme per te gjithe spanjollet ashtu edhe per qeverine. Nje ekonomist i papune Alberto Lopez tha se perspektiva e ekonomise se vendit eshte e zbehte.