E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, arratiset disidenti i verbër

Arratiset nga arresti i shtëpisë një prej disidentëve më të njohur në Kinë, Chen Guangcheng, ndërsa ende mbetet mister arratisja e tij.
 

I ruajtur 24 orë nga policë, është e paqartë se si Guangcheng mundi të largohej, për më tepër duke patur parasysh se ai është i verbër.
 

Ai ka publikur edhe një video që i drejtohej kryeministrit Ëen Jiabao ku I kërkon këtij të fundit të hetohet atë që ai e quan si rrahjen brutale të antarëve të tij të familjes.

Është e paqartë vendondodhja aktuale e Chen, ndonëse ekzistojnë disa raportime të pakonfirmuara se ai ndodhet në Pekin.

Chen ishte vendosur në arrest shtëpie pasi lirimit nga katër vjet burgim, në vitin 2010. Autoritetet kineze janë përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare për mënyrën se si e kishin trajtuar më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›