E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferimi i marinsave amerikane nga Okinava per ne baza te tjera

Rreth 9 mije marinsa amerikane do te transferohen nga baza ushtarake ne ishullin e Okinaves ne Japoni per ne vende te tjera te rajonit te Paqesorit sipas nje marreveshjeje mes Shteteve te Bashkuara dhe Japonise.

Marinsit do te cohen ne Hawaii ne territorin amerikan te Guamit dhe ne Australi por nuk dihet data se kur do te kryhet transferimi. Sipas marreveshjes Tokio duhet te paguaje 31 miliarde dollare nga kosto totale prej 86 miliarde dollaresh te nevojshme per zhvendosjen e marinsave ne Guam.

Marreveshja synon te zbuse tensionet mes dy aleateve gjate pranise shumevjecare te trupave amerikane ne Okinawa qe ka qene burim shqetesimesh per banoreve te cilet thone se baza ka shkaktuar shume zhurme ndotje dhe krime ne ishullin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›