E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori/Anatomia e dështimit 60 vjeçar të komunizmit të Fidel Kastros

28-07-2013 / Gazeta 55

Analiza, 60 vjet pas aksionit që i dha rol revolucionit që përzuri diktatorin Batista, tregon se asnjë nga deklaratat fillestare të Fidel Kastros, nuk është përmbushur. Përkundrazi, mbështetja ndërkombëtare e Kubës është sot në pikën e saj më të ulët dhe paralajmëron kolapsin e plotë të shtetit komunist

Më 26 korrik 1953 Fidel Castro u përpoq me rreth 130 përkrahës të merrte dy kazerma në Kubë. Plani i tij dështoi dhe vetëm në vitin 1959 trupat revolucionare arritën ta dëbonin diktatorin Fulgencio Batista. Po si është gjendja e lirive të dëshiruara, që formuloi Castro në atë kohë? "Programi i komunistëve kërkonte një kapitalizëm shtetëror të monitoruar nga një parti e vetme dhe disa kooperativa bujqësore, ashtu siç predikonte stalinizmi", ndërsa Kastro kërkoi t’u jepte qytetarëve në programin e tij Moncada më shumë të drejta, t’i përfshinte punëtorët në vlerën e kompanive, të forconte vetëmenaxhimin e kooperativave bujqësore dhe të ringjallte procesin demokratik për pjesëmarrje qytetare. Por të gjithë këto deri sot nuk janë bërë", thotë historiani kuban Pedro Campos. Carmelo Mesa-Lago, ish-profesor i Ekonomisë dhe Studimeve për Amerikën Latine në Universitetin e Pitsburgut,thotë se Kuba ka qenë gjithmonë e varur ekonomikisht nga aktorë të jashtëm, fillimisht nga Spanja, më pas nga SHBA,apo Bashkimi Sovjetik dhe tani nga Venezuela. Nga fundi i viteve 80 Kuba kishte treguesit më të mirë socialë dhe ekonomikë të historisë së saj. Kjo ndryshoi në fillim të viteve 90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Dhe sot program i ri i reformave të ekonomisë së tregut, është duke zbatuar vëllai i Fidel Kastros, Rauli, po përballet me sfida të mëdha. Sipas vlerësimeve në vend mungojnë rreth një milion shtëpi për 11 milionë banorë të Kubës. Po ashtu deficiti tregtar dhe borxhi kombëtar janë në nivele rekord. Po ashtu vendi vuan nga mungesa e industrializimit dhe e largimit të kapitalit. Dhe reformimi i sistemit shtetëror do të sjellë pushime masive nga puna. Mbështetja fillestare ndërkombëtare për revolucionin kuban nuk është më ajo e dikurshmja. Me përjashtim të disa vendeve të Amerikës Latine si Venezuela, Argjentina, Bolivia, Nikaragua dhe Ekuadori, qeveria kubane ka gjithnjë e më pak mbështetës. Po ashtu për shkak të përkeqësimit të gjendjes sociale edhe mbështetja brenda vendit po shënon rënie. "Kuba vazhdon të sundohet nga një regjim autoritar me një parti të vetme. Liria e të shprehurit është shumë e kufizuar, mediat janë të dobësuara nga qeveria dhe vetëcensura. Nuk ka asnjë të drejtë për demonstrata publike apo greva dhe sindikatat veprojnë vetëm si krah i qeverisë", thotë Armando Chaguaceda historian dhe politolog kuban, profesor në Universitetin e Veracruz në Meksikë. Edhe pse kohët e fundit po ndryshon diçka, p.sh. disa të drejta civile janë forcuar, si p.sh. liria e udhëtimit, mundësia për migrim dhe investime private, Chaguaceda mendon se ky proces reformash mbart "tendenca autoritare".
Prandaj sipas tij edhe 60 vjet pas sulmit ndaj kazermave të Moncadas, konkluzioni i tij është se ndryshimi themelor i Kubës ka dështuar. Aty nuk ka pasur asnjë demokratizim të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve. Chaguaceda thotë: "Qytetarët janë të lodhur, të privuar nga të drejtat e tyre civile, të përçarë në mendimet e tyre. Atyre u mungojnë modelet e luftës civile paqësore, ata gjenden përballë një elite politikisht dhe financiarisht të fuqishme, e cila kontrollon rrjedhën e informacionit dhe të gjitha instrumentet e pushtetit", - thotë historiani dhe politologu kuban, Armando Chaguaceda.
“Dojçe Vele”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›