E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perzgjidhen 5 bocetet konkuruese per monumentin e pavaresise

Juria e konkursit për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka bërë përzgjedhjen e 5 boceteve brenda afateve të parashikuara, nga ku do të dalë edhe fituesi për realizimin e kësaj vepre arti nga Komisioni Shtetëror i Festimeve pranë Kryeministrit.
Anëtari i jurisë  njëkohësisht dhe Drejtori i Galerisë së arteve, Rubens Shima  tha se konceptet estetike kanë qenë thuajse të ndarë në dy pjesë artistët vendas kanë  propozuar kryesisht vepra tradicionale, ndërkohë që artistët e huaj kanë sjell vepra abstrakte. Gjithashtu  artistët kanë propozuar edhe vendin ku do të qëndrojë monumenti, por një përcaktim i tillë do jetë pas shpalljes së fituesit.
Tashmë për tre ditë bocetet  dhe moketet janë të hapur për publikun e gjerë për t’u vizituar. Pjesëmarrës në konkurs në fazën  e parë kanë  qenë 61 artistë me rreth 80 bocete ku vihej re edhe përdorimi i materialeve përbërëse të shumëllojshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›