E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbremja poetike Eja te duhemi

Në vazhdim të traditës së mbrëmjeve poetike, teatri i “Metropolit” solli një mbrëmje poetike krejtesisht ndryshe, ku në qendër të saj ishte gruaja.
 "Eja të duhemi" titullohej mbrëmja ju kushtua vargjeve të poeteshës, Vojsava Nelo. Gjithçka ishte e  ndërtuar në një oborr mbretëror, në fron qëndron mbretëresha dhe rreth saj vajzat e oborrit, secila prej tyre është në kërkim të paqes.
Gjatë kësaj mbrëmje u përcollën mesazhe ndërgjegjësuese, sensibilizuese e humane, duke vënë në qendër respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave. Përmes interpretimit të aktorëve  Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozi Kostani, Anila Bisha, Kastriot Rramollari dhe  ku shoqërimi i përformancës u realizua nga muzika e lujatur “live” nga violinçelisti nga Iljard Shaba.
Mbrëmja poetike “Eja të duhemi”erdhi për publikun si një bashkëpunim i Qendrës Kulturore "Tirana" me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit publik kundër dhunës ndaj gruas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›