Përzgjidhen ministrat e rinj të Drejtësisë dhe Kulturës

Në krye të Drejtësisë është zgjedhur Eduart Halimi, gjer më tani deputet i Partisë Demokratike dhe jurist me profesion.
Ndërkohë, Aldo Bumçi është zgjedhur në krye të MTKRS-së. Pas përzgjedhjes, emrat e dy ministrave shkojnë tek Presidenti për t’i dekretuar dhe më pas bëhet miratimi në Parlament.
Ndryshimet erdhën, pas kandidimit të Ferdinand Xhaferrit për kryetar të Bashkisë së Durrësit, i cili më parë mbante postin e ministrit të MTKRS-së, dhe Lulzim Bashës për bashkinë e Tiranës, i cili mbante postin e Ministrit të Brendshëm.
Duke parë rëndësinë e kësaj ministrie, para zgjedhjeve, kryeministri Berisha transferoi ministrin e Drejtësisë në atë kohë, Bujar Nishani tek Ministria e Brendshme, post që e mban edhe aktualisht. /Start/
2011-07-19 14:01