E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i kundërpërgjigjet klasës politike

“Lidhur me praninë ose jo të Presidentit të Republikës në mbledhjen e radhës së KLD-së, Kreu i Shtetit deklaron se në përputhje me kompetencat kushtetuese ka ushtruar në çdo kohë funksionet e Kryetarit të KLD-së. Prania ose delegimi i drejtimit të mbledhjeve të KLD-së sipas ligjit, lidhet me gjykimin e Presidentit të Republikës mbi rendin e ditës”, theksoi zëdhënësja Mimoza Koçiu.

Më tej, në emër të presidentit, ajo i bën apel aktorëve kryesorë politikë dhe “mediat e kontrolluara prej tyre, që konfliktet dhe mosmarrëveshjet e tyre politike të mos tentojnë t’i zhvendosin tek sistemi gjyqësor, përmes ndonjë anëtari përfaqësues dhe emërtesë të ndonjë vullneti të caktuar politik. Drejtuesit politikë duhet që me qetësi dhe kurajë të ndjekin rrugën institucionale për trajtimin dhe zgjidhjen e tyre”.

“Njëherësh Presidenti i Republikës thekson se debatet publike mbi çështje të tilla, nuk duhet kurrsesi të tërheqin vëmendjen, ose të kalojnë në plan të dytë nevojën e madhe që ka vendi për zgjidhjen pa vonesë dhe afatgjatë të situatave politike. Duke u bashkuar me mendimin e qytetarëve tanë dhe me vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë, se trajtimi për zgjidhje i të gjitha mosmarrëveshjeve politike është detyrë dhe përgjegjësi direkte e aktorëve kryesorë politikë, edhe njëherë Presidenti i Republikës apelon për dialog dhe bashkëpunim institucional për zgjidhjen pa vonesë të tyre, si detyrim që ata u kanë qytetarëve, shoqërisë dhe agjendës integruese të Shqipërisë”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2011-07-19 14:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›