Peschke: Integriteti i Kosovës nuk diskutohet
Këtë deklaratë Peschke e bëri gjatë një interviste ekskluzive për programin shqip të radios Deutsche Welle. Ai shtoi se: “Ata që kanë një qëndrim tjetër përpiqemi t'i bindim që Kosova tashmë ka zënë vend në bashkësinë e popujve dhe se ne e mbështesim atë që të luajë rolin e duhur në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”.Peschke po ashtu tha se Serbia duhet të jetë më pragmatike në lidhje me çështjen e Kosovës dhe nga ana tjetër i tërheq vëmendjen Kosovës për të përshpejtuar reformat. “Shpejtësia e reformave duhet të rritet. Kosova duhet të bëjë hapa përpara edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do ta shoqërojmë atë në këtë rrugë me simpati dhe miqësi dhe do ta mbështesim edhe më tej”, përfundoi Peschke.