E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët sulmuan një burg në Pakistan, arratisen 400 të burgosur

Një shpërthim në një burg të Pakistanit ka mundësuar arratinë e rreth 400 personave të burgosur. Militantët talebanë, të armatosur me armë dhe raketa, kanë sulmuar burgun qendror të qytetit Banu.

Burimet zyrtare thonë se militantët kanë bërë përpjekje të lirojnë Adnan Rashidin, i cili është burgosur për shkak të pjesëmarrjes në komplotin për të vrarë ish-presidentin pakistanez, Pervez Musharaf.

Policia bën të ditur se 384 të burgosur janë arratisur nga burgu.

Zëdhënësi i talebanëve, Asim Mehsud, i ka thënë Radios Mashaal se grupi i tij është përgjegjës për sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›