E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë fytyra të reja. Mungon Beqaj, portieri i tretë të hënën

Grumbullimi

Për dy miqësoret me Malin e Zi dhe Andorrën, Josip Kuzhe ka përfshirë 5 lojtarë të rinj në listën me 26 futbollistë që do të jenë të grumbulluar në kombëtare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tiranës, Ditmar Bicaj, mesfushorin e Laçit, Emiljano Veliaj dhe sulmuesit Ahmed Januzi (Vorskla Poltava), Bekim Bala (Vllaznia) dhe Parid Xhihani (Zoria). “Seleksionimi është një proces i gjithmonshëm. Po mundohemi të gjejmë lojtarë të rinj që mund të na ndihmojnë në eliminatore. Disa lojtarë i kemi parë që kanë luajtur shumë mirë, ndërsa dëshiroja të vëzhgoja nga afër edhe elementë si Xhihani apo Jonuzi”, tha Kuzhe. Kandidatë për të ardhmen janë edhe sulmuesi Edgar Cani dhe mesfushori kosovar, Migjen Basha. Me skuadrën nuk do të bashkohet portieri i Anorthosis në Qipro, Arjan Beqaj. “Gardiani” i tretë, i cili do t’i bashkohet Samir Ujkanit dhe Isli Hidit do të bëhet publik vetëm të hënën. Për Beqajn, trajneri kuqezi sqaroi: “Arjani më lajmëroi dje (të premten) në mbrëmje se nuk mund të vinte dot, pasi ka probleme me gurët në veshka. Ai do t’u nënshtrohet terapive me bombardim me rreze në spital. Emrin e portierit të tretë do ta bëj publik të hënën”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›