E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë poliklinika me aparatura të reja

Marrëveshja u nënshkruar sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambasada italiane në Tiranë, ku me aparatura do të pajisjen Poliklinikat Nr. 2  dhe Nr. 3 në Tiranë si dhe poliklinika e  Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë.

"Marrëveshja është një mbështetje e drejtpërdrejtë për të çuar përpara projektin e poliklinikave. Falë marrëveshjes, realizuam fazën e dytë të projektit për pajisjen e tyre", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ambasadorin Italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Vasili nënvizoi ndihmën e rëndësishme të Italisë gjatë 20 viteve në shëndetësinë  shqiptare, duke theksuar se projektet e shumta të realizuara në fushë. Sipas tij, projektet dypalëshe në shëndetësi do të vijojnë.

Ambasadori italian vuri në dukje mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe MSH për të çuar përpara projektet në shëndetësi. Gaiani tha se Cooperazioni Italian do të jetë i pranishëm në vend me projekte të ndryshme.

Marrëveshja e nënshkruar sot është pjesë e projektit “Ristrukturimi dhe pajisja e pesë poliklinikave”, i financuar nga Qeveria Italiane, Ministria e Punëve të Jashtme (Drejtoria Qendrore per Bashkepunim e Zhvillim), me një kredi ndihme prej 5.080.000 Euro, si dhe një grant prej 110.000 euro. Marrëveshja për grantin u nënshkrua në 2004 midis MSH dhe Ambasadës së Italisë. /Start/

                                                                                             2012-06-12 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›