E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë qarqe në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje

E teksa lindjet në Shqipëri po bien me ritme të shpejta, 5 qarqe të vendit po regjistrojnë më shumë vdekje se ardhje në jetë.

Të dhënat e 3-mujorit të fundit të vitit që lamë pas tregojnë se në qarqet e Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Korçës shtesa natyrore negative mbetet e lartë, me më shumë humbje jete sesa lindje. Tabelë.

Sipas sociologëve, kjo lidhet me popullatën e vjetër që dominon në këto qarqe.

Rënia e numrit të lindjeve, sipas tyre, lidhet me disa faktorë.

“Pasoja është kjo, plakja e shpejtë e popullsisë shqiptare, rënia e mitit të popullsisë shqiptare si popullsia më e re në Evropë. Shkaqet: emigrimi i popullsisë së re, shtyrja e moshës së martesës për të dyja gjinitë, por për vajzat në veçanti, kosto e lartë që vetë të rinjtë po vetëdijësohen që është e tillë për të sjellë në jetë një fëmijë, problemet me infertilitetin që nuk janë të pakta”.

Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kanë ardhur në jetë 21 mijë e 425 foshnje, 5% më pak se viti 2024.

Për të rritur lindshmërinë, qeveria pritet të ndryshojë skemën e mbështetjes financiare për familjet që sjellin në jetë një fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›