E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë qiellgërvishtëset më të bukura në botë

Jo, kulla më e lartë në botë në Dubai nuk është dhe më e bukura. Në vend të saj, çmimin e jurisë për qiellgërvishtësen më të bukur e ka marrë ndërtesa e Hotel Porta Fira në Barcelonë. Juria, e përbërë nga arkitektë nga 67 vende të botës, ka zgjedhur një ndërtesë me 26 kate si më të bukurën. Alumini i kuq e bën atë që të bjerë shumë në sy. Pas saj në vend të dytë vjen kulla Burj Khalifa në Dubai me një lartësi 828 metra, me 124 kate. Ajo është ndërtesa më e lartë në botë.

Në vend të tretë është kulla Tour CMA CGM në Marsejë të Francës. 143 metër e lartë me 33 kate, ajo është një projektuar nga një prej arkitektëve më të mirë në botë.

Në vend të katërt është qiellgërvishtësja The Pano, në Bangkok me 203 metra lartësi.

Në vend të pestë është Capital Gate, në Abu Dhabi me 160 metra lartësi. Ajo mban rekordin Gines si kulla më e pjerrët në botë.

Vendi i pare, Hoteli Porta Fira ne Barcelone

Vendi i dyte, Burj Khalifa ne Dubai

Vendi i trete, Tour CMA CGM ne Marseje

Vendi i katert, The Pano ne Bangkok

Vendi i peste, Capital Gate ne Abu Dhabi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›