E Diel, 1 Nëntor 2026

Iliari Blazi: Ndjej turp për ato që kam bërë 18 vjeç (FOTO)

Prezantuesja dhe modelja italiane Iliari Blazi, e cila është njëkohësisht bashkëshortja e kapitenit të Romës, Françesko Toti, ka deklaruar se i vjen turp për atë që ka bërë kur ka qenë 18 vjeç. Në atë moshë, Iliari sapo ishte zgjedhur mis dhe ka pranuar që të pozojë nudo. Në ato momente më interesonin paratë. Doja të blija një makinë. Por, në jetë nuk mund të ecësh para me gjokse. Nuk duhet ekzagjeruar, ka deklaruar ajo për Vanity Fair, për të cilën ka bërë edhe një set fotografik. Ajo ka folur dhe për publikimin e disa fotove të saj toples pak javë më parë, duke thënë se është ndjerë shumë keq, pasi i është shkelur privatësia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›