Pesë romanet që “kallën” kinematë

Në vendin e parë të pesë romaneve që u ekranizuan më së miri në 25 vitet e fundit radhitet “Schindler’s List”, i Thomas Keneally. Filmi fitoi plot shtatë shpërblime Oscar, përfshirë këtu edhe atë për regji, që iu nda Steven Spielberg.
I dyti radhitet realizimi tjetër i Spielberg, “Jurasic Park”, i cili u xhirua sipas romanit të Michael Crichton, dhe që arkëtoi gati një miliardë dollarë. Filmi "Alice in Wonderland” i shkruar nga Lewis Carroll, i regjisorit Rim Burton, me Johnie Dep në rolin kryesor, është libri i tretë më së miri i ekranizuar.
Nga shfaqja nëpër kinema ai solli një fitim prej mbi një miliardë dollarësh.
Pas ekranizimit, në vitin 1994, rrëfimi për “Forest Gump”, i Winston Groom, u shpallë si njëri prej filmave më të mirë të xhiruar ndonjëherë. Ai mori gjashtë shpërblime Oscar, dhe vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes në kinema inkasoi mbi 24 milionë dollarë.
Ndërkohë që, filmi “The Help” i bazuar në romanin e Kathryn Stockett, radhitet i pesti në listë. Ai madje radhitet para “Zotit të Unazave”, të xhiruar sipas romanit të J.R.R. Tolkien, i cili mbushi sallat për muaj të tërë, fitoi 11 shpërblime Oscar dhe fitoi 2.9 miliardë dollarë.