Edhe një çmim për “Faljen e Gjakut”

Filmi “Falja e Gjakut” u nderua me çmimin special të Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons, në New York.
Ky festival nuk ka ndonjë çmim që dedikohet për skenar, por juria e tij nderoi filmin shqiptar me arsyetimin: “Për rrëfim të shkëlqyeshëm, që e bën këtë përvojë specifike kulturore të ndihet si thellësisht personale”.
Festivali në Hamptons është themeluar para 19 viteve, me qëllim të vlerësimit të punës së kinematografisë autoriale. Sivjet, festivali për herë të parë prezantoi para publikut amerikan një spektër unik filmash ndërkombëtarë, që sjellin vizione të reja dhe përvoja të ndryshme globale.
Në po këtë festival premierat e tyre i kanë pasur edhe shumë filma fitues të çmimit Oscar, si për shembull filmat “Fjalimi i Mbretit” dhe “Mjellma e Zeze”.