E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë shqiptarë në pranga, shpërndanin drogë

03/07/2009  Operacioni në Rexho Emilia, ku u arrestuan shqiptarët që organizonin trafikun

Policia bllokoi një sasi prej 27 mijë eurosh, të cilat ishin përfituar nga shitja e drogës

REGGIO EMILIA- Karabinierët zbatuan dje në mëngjes pesë urdhër-arreste dhe ushtruan disa kontrolle në banesa në Reggio Emilia, provincën Avellino, pasi kishin marrë urdhër të shkatërronin një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe e shiste në Itali. Operacioni nisi në Rexhio, aty ku hetimet kishin mundësuar identifikimin e anëtarëve të bandës, të cilët e ushtronin aktivitetin e tyre në disa sheshe kryesore. Sipas medias italiane, të arrestuarit janë Majlinda Baleshi me nofkën “Linda”, 24 vjeçe, Mario Caliendo, 45 vjeç, Marko Munarini, 40 vjeç, Faik Provolia, me nofkën "Niko" dhe Gëzim Sadikaj, me nofkën "Xhimi". Hetimet për këtë bandë kishin nisur që në muajin shtator, ku ekspertët ranë në gjurmë të trafikantëve të drogës. Në harkun e hetimeve u sekuestruan sasi të ndryshme heroine, ndërsa policia bllokoi një sasi prej 27 mijë eurosh, të cilat ishin përfituar nga shitja e drogës. Në datën 6 nëntor u arrestuan fillimisht katërt shqiptarë, anëtarë të kësaj bande, teksa shpërndanin heroinë në qytet. Kështu policia e shtetit italian ka ndaluar së fundmi këta persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Prej disa javësh ishin zhvilluar disa operacione me bazë të gjerë, të udhëhequra nga Interpoli, pasi ata ishin në kërkim për transport e trafik ndërkombëtar të drogës. Pas një kontrolli që u zhvillua u arrit të gjendeshin disa kilogramë heroinë. Ata u lokalizuan dhe më vonë u arrestuan për t’iu dërguar më pas autoriteteve italiane që i kishin shpallur në kërkim për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se ata mund të kenë kryer edhe herë të tjera transport ndërkombëtar të kokainës, duke përdorur disa mjete transporti, por ende vijojnë hetimet për t’ua vërtetuar këto akuza që deri më tani mbeten të dyshuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›