Vendimi, 26 vjet burg për trafikantët dhe rrëmbyesit e drogës
03/07/2009 Gjykata e Krimeve të Rënda
TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me burg tre të pandehur, një shtetas kosovar dhe dy shqiptar, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa janë dënuar tre të pandehur për njërin prej tyre që ishte edhe blerësi i drogës, është veçuar çështja. Gjykata deklaroi dje fajtor të pandehurin Ismajl Kllokoqi dhe e dënoi me 10 vjet burg, Paulo Gjoka me 8 vjet dhe Artan Kamberi me 8 vjet burg. Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurit akuzohen se kanë bashkëpunuar për trafikimin e drogës. Ndërsa një lojë mes tyre ka nxjerrë në dritë të vërtetën. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Kllokoqi kishte marr porosinë pra drogën nga shtetasi Fatmir maliqi, për të cilin është veçuar gjykimi dhe ishte nisur drejt Kosovës. S’bëhet fjalë për transportimin e 4 kg hashash të fshehur të gomën rezervë të makinës me të cilën udhëtonte i pandehuri. Maliqi sipas gjykatës e kishte blerë drogën tek shtetasit nga Kukësi Artan Kamberi dhe Paulo Gjoka. Këta të fundit pasi e shitën drogën i dolën para të pandehurit Kllokoqi dhe e grabitën sërish atë. Ka qenë i pandehuri Kllokoqi ai që ka lajmëruar policinë për veprimin e dy të pandehurve të tjerë. Ndërkohë që në akuzën e ngritur dhe dorëzuar në gjykatë thuhet se dy kosovarët Kllokoqi e Maliqi, kanë konsumuar veprat penale të "trafikut të narkotikëve" në bashkëpunim të mbetur në tentativë. Ndërsa, të pandehurit Gjoka dhe Kamberi kanë kryer akuzën e "vjedhjes me dhunë" dhe "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" në bashkëpunim. Sipas kërkesës për gjykim të përpiluar nga prokurori Eugen Beçi, thuhet se, "me datë 14-qershor të vitit 2006, rreth orës 14:00 i pandehuri nga Kosova, Kllokoqi ka kallëzuar në polici se duke lëvizur me mjetin e tij tip "Opel" në vendin e quajtur "Kthesat e Geziqit" në aksin rrugorë Rrëshen-Kukës i ka dalë makina e tipit "Peugeot" me shtetas Artan Kamberi dhe Paolo Gjoka me pistoletë duke i kërcënuar me vrasje.