Pese te akuzuar per trafikim organesh ne Kosove
Zyrtaret e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine bene te ditur se eshte ngritur aktakuze kunder pese personave per trafikim te organeve njerezore krim te organizuar ushtrim te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe keqperdorim te detyres zyrtare. Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se ne mesin e te akuzuarve ka mjeke dhe nje person qe me pare ka punuar ne nivel te larte ne Ministrine e Shendetesise.
Po ashtu aty thuhet se akuza per trafikimin e organeve ka te beje me zhvillimet ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008. Rasti ka te beje me heqjen e veshkave ndersa dhuruesit dhe pranuesit e organeve ishin te perkatesive te ndryshme kombetare.
Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008 kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrine e Shendetesise.
Hetimet e policise atebote kishin zbuluar se nje shtetas turk kishte dhuruar nje veshke e cila ishte nga nje shtetas izraelit. Me pas te arrestuarit ishin liruar dhe sot EULEX-i njoftoi ri ngritjen e kesaj ceshtjeje.
Ligjet ne Kosove ndalojne cdo veprimtari te transplantimit te organeve neper klinikat private.