E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Rama shpreh gadishmerine te hetohet per korrupsion

Kryetari i Partise Socialiste te opozites Edi Rama i beri thirrje prokurorise qe te hetoje me imtesi akuzat e ngritura ndaj tij per korrupsion dhe abuzime me pushtetin. Zoti Rama tha se shpresonte qe prokuroria te kete nisur nje perpjekje te vertete kunder korrupsinit dhe te mos dale bosh me hetimet qe ka nisur se fundi me disa ceshtje paralel. Shpresoj se venia ne levizje e prokurorise se fundmi nuk eshte xhiroja bosh e radhes dhe nuk eshte thjesht belaja qe e ka gjetur ate tani pas nje gjumi te rehatshem qe pati per nje periudhe kohe - tha zoti Rama.

Zoti Rama i cili po akuzohet nga deputetet e shumices se djathte per korrupsion shkelje ligjore shperdorim pushteti vjedhje dhe rryshfete te majme me lejet e ndertimit ne bashkine e Tiranes u deklarua i hapur per cdo hetim. Ai i kerkoi prokurorise qe te dale nga pasiviteti disavjecar i hetuesve anti-korrupsion. Shpresoj se prokuroria do ti shkoje deri ne fund te gjitha akuzave. I bej thirrje prokurorise te hetoje imtesisht te gjitha akuzat qe jane ngritur ndaj meje. Sigurisht te hetoje edhe te gjtha akuzat qe ne kemi ngritur ndaj qeveritareve - tha zoti Rama.

Qeveria dhe opozita kane disa muaj qe po shkembejne akuza per korrupsion dhe abuzime perkatesisht me buxhetin dhe me bashkine. Akuzuesit jane zakonisht deputete qe akuzojne deputete te tjere gje e veshtireson me tej hetimin e akuzave derisa te dyja palet gezojne imunitet parlamentar.

Nje pjese e madhe e analisteve te shtypit politik mendojne se nga numri i madh i konferencave plot akuza ndaj kudershtareve poltike hetuesit dhe prokuroria ne teresi vihet ne nje presion gjithnje ne rritje dhe pengohet te kryeje hetime profesionale te kujdesshme ndaj korrupsionitqe eshte nje lloj krimi i vecante dhe qe mund te konsumohet ne nje mori rrethanash te fshehta. Sipas tyre ky shkembim akuzash qe behet kryesisht me qellimin per te demtuar imazhin publik te kundrshtarit politik jo vetem pengon drejtesine qe te beje punen e vet por edhe bllokon funksionimin normal te institucioneve demokratike si parlamenti thirren qe te bejne reforma dhe ligje ne fusha jetike te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›