Armin Van Buuren në Tiranë ndez stadiumin "Qemal Stafa"
TIRANE- Armin Van Buuren, Dj numri një në botë, për momentin, ka ndezur mbrëmë stadiumin “Qemal Stafa” i cili si asnjëherë tjetër ishte i tejmbushur.
Ardhja e Van Buuren në Shqipëri u mundësua nga Eagle Mobile. Në konferencën për mediat para koncertit Dj Van Buuren tha se ardhja në Tiranë ishte një mundësi për të mësuar për fansat e tij në Shqipëri për të cilin nuk dinte shumë.
“Ajo që mund të them eshte se ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë emisionin tim në radio cdo javë, ndaj atë çka di për Shqipërinë, e di nga mesazhet e fansave shqiptare në FB apo në Twitter.”
Van Buuren shprehu keqardhjen se nuk kishte dëgjuar muzikë shqiptare, një mundësi për të gjetur frymëzim për muzikën e tij.
“Unë dëgjoj gjithë ditën në studion time krijime të ndryshme, dhe disa pjesë që më pëlqejnë jo se i kopjoj por frymezohem prej tyre. Mbase në te ardhmen mund të frymezohem dhe nga muzika shqiptare. Jam i sigurtë që muzika shqiptare mund të ketë elemente pozitive- ka thënë Armin Van Buuren.
Dj numër 1 në botë për momentin ka nxjerrë në treg albumin “Universal Religion, chapter 5” dhe ka nisur punën për një album të dytë, duke mos lënë pas dore vajzën e tij 3 muajshme.
(s.g/balkanWeb)