E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia: BE të shpallë falimentimin e Greqisë

SHKUP- Ministri i Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski i bën thirrje Bashkimit Evropian të shpallë falimentimin e Greqisë pasi kufiri mes këtyre dy vendeve ishte mbyllur për lëvizjen e automjeteve.

"Greqia është në kaos të madh, dhe është e qartë se Evropa deri tani ka dështuar të gjejë një zgjidhje të mirë” u tha dje Stavreski reporterëve.

"Do të ishte më mirë për Evropën që zyrtarisht ta shpallë falimentimin e Greqisë, sa më shpejtë që të jetë e mundur” tha Stavreski.

Komentet e tij erdhën pasi disa pika kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë - në mosmarrëveshje për dy dekada me rradhë – u mbyllën për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Stavreski tha se Maqedonia po vuan dëme serioze si pasojë e mbylljes së kufijve dhe se askush “ nuk do ta shpaguajë këtë dëm”.

"Falimentimi do ta stabilizojë tregun dhe pa të josiguria në rajon nuk do të largohet” tha ministri i Financave.

Kufiri në mes Greqisë dhe Maqedonisë ka qenë i bllokuar për plot 80 ditë këtë vit, me humbjen e ekonomisë maqedone prej 15 milion eurosh.
(s.g/rel/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›