E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i Mbetjeve, Ministria e Mjedisit: Refuzimi i Topit, akt i pastër politik

TIRANE:Ministria e Mjedisit sulmon Presidentin e Republikës Bamir Topi për kthimin për rishikim në parlament të draft-ligjit « Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve

Duke pranuar se refuzimi i presidentit është e drejtë që ia njeh Kushtuta, zv. ministri i Mjedisit, Taulant Bino deklaron se refuzimi është bërë pa argumenta kushtetuese

« Refuzimi nga Presidenti është një e drejtë kushtetuese e tij. Por refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë. “ – nënvizon Bino në deklaratë për shtyp.

Sipas tij “Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve te BE-se, duke lënë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ministrinë është i manget.

Bino deklaron se draft-ligji eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar te deritanishem, nuk shfaq asnje kundershti ne mes dispozitave te tij, eshte hartuar me kerkesen, ekspertizen e financuar dhe te mbikqyrur nga Bashkimi Europian nepermjet projektit INPAEL, transpozon ne menyre te plote Direktiven Europiane Kuader per Mbetjet dhe ka marre parasysh dhe sugjerimet e eksperteve me te mire te mjedisit ne Shqiperi.

Duke u ndalur te vota kundër e PS, Bino tha se opozita “po kundërshton një ligj të miratuar nga vetë ajo në vitin 2003. “

"Edhe refuzimi i Presidentit lë në fuqi pikërisht ligjin 9010 të vitit 2003 « Për Administrimin Mjedisor të Mbetjeve te Ngurta » të miratuar nga Partia Socialiste. Lë në fuqi pikërisht nenin 26 të ligjit të mësipërm, nen i titulluar « Leja e Importit » ku thuhet se « Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i mbetjeve për ruajtje, depozitim dhe asgjësim ». Lë në fuqi gjithashtu Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2003 « Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim »- tha Bino.

Më tej zv Ministri kërkoi të sqarojë se l´igji i kthyer nuk është ligji i importit të mbetjeve dhe as nuk ka për qëllim parësor të lejojë importin e mbetjeve. Perkundrazi, ai shprehet në Nenin 48 të tij se në Republikën e Shqipërisë ndalohet importi i mbetjeve të rrezikshme dhe importi i mbetjeve jo të rrezikshme me qellim ruajtjen ose asgjesimin. » Në përputhje me sugjerimin e eksperteve mjedisore ligji shprehet ne nenin 49 pika 5 se « Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas llojit dhe kodit, të kërkuar në vend. « .
Ky nen dhe neni 8 « Fundi i statusit mbetje” dëshmojnë përfundimisht se në rastet e importit bëhet fjalë për lëndë të parë dhe se kërkesa aprovohet vetëm kur janë shfrytëzuar mundësite brenda vendit. Pra ligji kërkon në rradhë të parë të menaxhojë mbetjet e vendit duke plotësuar kështu dhe shqëtesimin e Presidentit Topi. »

Bino nënvizon se me miratimin e Ligjit « Për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve » Shqipëria bëhet një vend më i sigurtë, dhe me miratimin e tij futemi përfundimisht në rrugën e duhur të menaxhimit të mbetjeve për ti dhënë fund hedhurinave në anë të rrugës.

PSE TOPI KTHEU LIGJIN E MBETJEVE
Presidenti i Republikës Bamir Topi e ktheu dje sërish në Kuvend si të papajtueshëm me kushtetutën ligjin për importin e mbetjeve urbane. Përmes një deklarate në faqen zyrtare të presidencës, Topi argumentoi se kundërshton nenin 49 të ligjit dhe konkretisht importin e mbetjeve nga jashtë. “Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, thuhet në arsyetimin e presidentit. Dje ( 14 tetor) ishte afati i fundit i Presidentit për ta dekretuar ligjin, i cili u miratua në Kuvend në 22 shator.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›