Publicisti francez: Kosova është më shumë se sa kriminele

“Kosova! Nuk është vend për turistë! Kosova nuk është vetëm kriminele por diqka edhe më shum se sa kriminele!
Këto janë fjalët e zhurunalistit të lirë franqez Bertrand Cottet të cilat ai sjell nga Kosova. 6 herë me radhë kishte fluturuar për në Kosovë për të marrë informacione të ndryshme mbi situatën e popullatës në Kosovë, situatën kulturore dhe sociale e më së shumti situatën politike dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.
Asgjë pozitive nga aspekti i tij personal, në të kundërtën ai përshkruan situatën reale të tanishme në Kosovë, gjë që dhemb tejet kur dikush përshkruan këtë situatë, transmeton pc-netz.
Me publikimin e artikullit të tij në gazeten e njohur gjermane “Die Welt“, zhurnalisti Bertrant Cottet jep një hije të zezë Kosovës së tanishme në qështjen e politikës, korrupcionit dhe krimit të organizuar i cili shpie deri në Qeveri, ndërsa në anën tjetër qon lartë kulturën e popullatës në veshëmbathje.
“Fotografitë” e tija të cilat ai brenda 6 herëve qëndrimi në Kosovë, sjellin konfliktin kulturor, atë ekonomik dhe atë politik. “Mes Minareve dhe fustanave mini” përshkruan një foto të cilën ai bëri në Kosovë, dhe kjo fotografi i dha vullnet për të botuar një libër në të cilin ai vendosi fotografitë dhe përshkrimet e tija mbi Kosovën. 127 faqe me Fotografi dhe tekste përmban libri i tij ku kot mund të kërkosh diç pozitive në këtë vepër.
Në artikullin e publikuar mbi librin e tij pranë portalit ” Die Welt” seria e fotografive sjellë në vajzë 12 vjeqare me emrin Alisa e cila ka posuar para kamerës së tij një formë tëjetë groteske, sikur të ishte një modele. /Indeksonline/