E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë të vdekur nga përleshjet në Egjipt

Kanë vazhduar përleshjet gjatë natës në Egjipt, mes protestuesve opozitarë dhe mbështetësve të presidentit Mubarak. 5 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, kur egjiptianët pro Mubarakut kanë qëlluar më armë zjarri në kundër demostruesve antiqeveritarë, në sheshin Tahrir në Kajro gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë që ushtria ka ndërhyrë duke u përleshur me protestesit. Ajo ka qëlluar disa herë në ajër për të shpërndarë demostruesit dhe për të arrestuar personat të cilët qëllonin nga makinat e tyre të cilat lëviznin me shumë shpejtësi.
Një ditë më parë Egjpiti u përfshi nga një përleshje masive midis këtyre dy forcave, dhe dhuna arriti nivele alarmante. Ministria e shëndëtësisë njoftoi se nga kjo përplasje me gurë humbën jetën edhe 5 persona të tjerë dhe u plagon 800 egjiptianë.
Ushtria arrestoi disa persona, kjo për të shmangur përleshje të tjera.
Kjo ishte një ndër përleshjet më të mëdha që kishte parë Egjipti që nga 10 ditë protestash. Shumë persona theksojnë se dhuna nisi, pasi në shesh dolën mbështetësit e regjimit, ishte e nxitur nga qeveria, e cila i mbështetste egjiptianët pro Mubarak.
Ndërkohë që ndërkombëtarët bënë thirrje për qetësi, nga presidenti Obama deri te shefja e politikës së jashtme të BE, Kathrin Ashton, i kërkuan qeverisë që të ndërhynte për të ndaluar dhunën e pashembullt dhe të gjente gjuhën e dialogut me popullin egjiptian dhe opozitën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›