E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Pesë persona ku mes tyre edhe një oficer policie janë vrarë sot në Afganistan nga shpërthimi i një bombe.
 

Zyrtarë afganë kanë bërë sot të ditur se një kamikaz i cili lëvizte me një motoçikletë ka hedhur veten në erë në një postbllok të policisë në qytetin Kandahar.
 

Gjenerali Abdul Razak nga policia rajonale e Kandaharit tha se sulmi i sotëm la edhe 16 të plagosur, përfshirë tre oficerë policie dhe gjashtë fëmijë.
 

Edhe një mjek nga spitali i Kandaharit, Kamal Shah i ka konfirmuar këto shifra.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›