Talebanët do të hapin zyrë në Katar

Talebanët afganë thanë sot se ata e kanë arritur një marrëveshje paraprake për të hapur një zyrë në Katar dhe se janë të interesuar që t`i fillojnë bisedimet, pas një dekade kryengritjesh.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabidullah Muxhadih tha përmes një deklarate se është koha e duhur që të kenë një zyrë jashtë vendit, me qëllim të fillimit të dialogut me bashkësinë ndërkombëtare.
Ai gjithashtu tha se një marrëveshje fillestare për hapjen e zyrës së talebanëve është arritur me shtetin e Katarit dhe palë të tjera relevante.
Komunikata për shtyp e talebanëve thotë se ata kanë kërkuar lirimin e të burgosurve talebanë nga burgu ushtarak amerikan në Guantanamo Bay.