Shpërthim në një tubacion gazi në Siri

Një shpërthim ka ndodhur sot një tubacion gazi në Sirinë qendrore, ndërsa për sulmin qeveria ka fajësuar terroristët, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të qytetit Rastan, në provincën e Homsit.
Që nga fillimi i kryengritjeve në mars të vitit të kaluar ka pasur disa sulme në tubacionet e gazit, por ende nuk është e qartë se kush është prapa këtyre sulmeve, në një kohë kur dhuna në gjithë vendin ka dalë jashtë kontrollit.