E Shtunë, 31 Tetor 2026

?Garda? në gjykatë të Lartë

Prokuroria do te dërgojë per rekurs ne gjykatën e Larte vendimin e gjykatës se Apelit, e cila liroi nje dite me pare 3 gardistet Gezim Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, qe dyshohet se kane qelluar mbi demonstruesit ne 21 janar. Akuza kerkoi per ta masen ?burg me afat 30 ditor?, kohe gjate se ciles pritej qe prokuroria te paraqiste prova shtese per gardistet. Nderkohe, gjykata e Apelit e quajti te pabazuar ne fakt dhe prova nje vendim te tille ndaj vendosi te liroje gardistet e arrestuar. Disa dite me pare organi i akuzes ka sekuestruar edhe 25 arme te tjera nga Garda e republikës te cilat po i nënshtrohen ekspertizës, per te përcaktuar nese jane perdorur apo ndaj demonstruesve ne 21 janar. Nje tjeter prove e rendesishme per prokurorine qe do hedhe drite mbi hetime eshte edhe predha e gjetur ne trupin e te vrarit Aleks Nika, e cila pritet te vije nga Turqia, per t?iu nënshtrua ekspertimit. Tre gardistet e njësisë speciale u arrestuan më 10 shkurt, si te dyshuar se kishin qelluar me arme me 21 janar, ku per pasoje gjeten vdekjen kater demonstrues, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Megjithatë, vonesa ne kryerjen e akteve te ekspertimit ka sjelle lirimin e tyre. Deri në këtë fazë të hetimit rezulton se janë ekzaminuar dy prej tre predhave të gjendura në trupat e viktimave, konkretisht predhat e gjendura te viktimat Veizi dhe Myrtaj. Ka rezultuar se predha e gjetur te viktima Ziver Veizi, është qëlluar nga arma automatike, e përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo me detyrë shef i shtabit të njësisë speciale të Gardës së Republikës i vetmi ne qeli per momentin per kete akuze. Ndërkohë, predha e gjendur në trupin e viktimës Faik Myrtaj nuk rezulton të jete qitur nga armët e dorëzuara nga garda në prokurori, ndaj per kete arsye u kërkuan arme te tjera per ekspertim.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›