E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Ne shkolla, ka dhune

Edhe pse arsimi shqiptar cilësohet i përafërt me atë evropian, sjelljet e mësuesve ndaj nxënësve nuk kane ndryshuar. Arsimtaret shqiptare vazhdojnë traditën e hershme, jo vetëm u bërtasin nxënësve, por edhe i qëllojnë ata. Ky fakt tashme pranohet edhe nga vete ministri i arsimit i cili për here te pare ka deklaruar publikisht ekzistencës e dhunës ne shkolla. Edhe pse nuk ka dhënë shifra, ministri Myqerem Tafaj u kërkoi mësuesve te shmangin dhunën ndaj nxënësve pavarësisht vështirësive qe hasin me ta. Ministri Tafaj ka theksuar rolin e sjelljes se mësuesve ne edukimin e brezave te rinj. Ndërsa këtyre te fundit dhe kryesisht maturanteve u ka kërkuar te aplikojnë për degët e mësuesisë. Ndryshe nga me pare, profesioni i mësuesisë është pak i preferuar nga te rinjtë e sotëm. Krahas te ardhurave jo fort te mira nga ky profesion, mësuesit sot nuk e kane te sigurt një vend pune, gjë nuk ndodh shpesh me profesionet me te preferuara te mjekut, ekonomistit apo arkitektit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›