Pesëvjeçarja gjen fosilin 160 milionë vjeçar
Një vajzë pesëvjeçare ka zbuluar një fosil të rrallë, 160 milionë vjet të lashtë, duke gërmuar me lopatën e saj plastike afër një liqeni. Emili Baldri gjeti gurin e periudhës Jurasic në parkun e ujit Cotswold Water në Glaukestershajër, Britani. Fosili, të cilit ajo ia vuri emrin Spajk, është restauruar nga paleontologia Nevil Hollinguorth. Jam shumë e lumtur që e gjeta dhe tani që shkëlqen më pëlqen më shumë, tha Emili. Krijesa e fosilizuar e ujit, e cila është 40 cm në diametër, do të prezantohet në park për tri javë, e më pas Emili do ta marrë atë në shtëpi.