E Diel, 1 Nëntor 2026

Stop ekos së gjinisë, Moisiu: Shqipëria nevojë për këtë ligj

Duhet që edhe në Shqipëri të jetë një ligj, i cili të ndalojë nënat të shohin gjininë e fëmijës, për të mos ekzistuar abortimi nëse fëmija është femër. Sipas drejtoreshës së Spitalit Gjinekologjik, “Koço Gliozheni”, në Tiranë, Rubena Moisiu, projektiligji i ideuar nga Këshilli i Europës tregon, se jo vetëm Shqipëria, por edhe shtete të tjera kanë këtë fenomen, abortimin e fëmijës nëse rezulton femër, ky projektligj duhet të mirëpritet edhe në vendin tonë.
 

Sipas mjekes gjinekologe, Rubena Moisiu gjatë një pyetësori që i janë bërë nënave pas abortit, ato kanë shpjeguar edhe arsyen, që ishte përveç gjendjes ekonomike, dhe gjinia e fëmijës që ishte femër.
 

Vetëm në vitin 2010, në Spitalin Gjinekologjik, në Tiranë “Koço Gliozheni”, janë realizuar 740 aborte, ku tre janë shkaqet, gjendja ekonomike, fëmija me deformimi si dhe gjinia e fëmijës, e cila rezulton i seksit femër.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›