Pitt urren të dashurin e Anistonit
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:47
Brad Pitt nuk është një tifoz i madh i të dashurit të ri të aktores Jennifer Aniston.
Burimet pranë aktorit– i cili ishte i martuar me Anistonin në periudhën 2000 – 2005, kanë thënë se ai e urren aktorin Justin Theroux, i cili është në lidhje me ish-gruan e tij.
“Brad mendon se Jen ka nevojë për dikë, i cili është më i njohur dhe nuk është aq misterioz sikurse Justin”, tha një burim për revistën britanike “Now”. “Kështu ai e urren të dashurin e ri të Aniston”.