Sandrës i thyhet zemra
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:49
Sandra Bullock ka mbetur me zemër të thyer pasi që i dashuri i saj, Ryan Reynolds i ka thënë se nuk mund të vazhdojnë tutje lidhjen e tyre për shkak të shoqërisë që kanë me njëri-tjetrin.
“Ryan dhe Sandy kanë kaluar shumë kohë së bashku, por lidhja e tyre nuk mund të shkojë në një fazë tjetër, pasi që ai e konsideron atë më shumë shoqe”, tha një burim.