Ne kendveshtrimin strategjik te Turqise
Dikur nje ish-minister i Jashtem turk thoshte se diplomacia e vendit te tij ishte thjesht reaktive pra priste qe te ndodhte dicka e me pas vepronte. Sot ndodhemi ne nje kend plotesisht te kundert. Menyra vepruese nepermjet se ciles Turqia ushtron marredheniet nderkombetare te saj per nga vete pozita gjeografike eshte mbi-rajonale. Shpesh politikat ndikuese te Ankarase pleksin dhe ndervarin dy zona imtesisht te ngushta me te por te dallueshme mes tyre Lindjen e Mesme dhe Gadishullin Ballkanik. Ne rastin e pare deri para nje dekade Turqia ka qene me shume synuese sesa vepruese fakt qe tashme ka ndryshuar plotesisht. Deshira e saj per te qene vendimmarrese udhehoqi edhe metamorfozen e fundit gjeostrategjike te saj qe nga afrimi me Teheranin ne kundershtim te plote me udhezimet amerikane e deri te lufta e ftohte qe po zhvillon tashme ndaj Izraelit. Fundjaven e sapombyllur nje dokument i rendesishem i Keshillit te Sigurise Kombetare institucion qendror i Ankarase shprehu haptazi drejtimet e reja diplomatike te qeverise Erdogan. Per here te pare nga 1948-a viti i themelimit te shtetit hebre Ankaraja e cileson Izraelin rrezik qendror per paqen ne rajon dhe Turqine ne vecanti. Eumlshte nje deklarate e forte e cila ndjek kritikat qe Erdogani i drejtoi Washington-it mbi ndihmen qe ky i fundit vazhdon ti jape Izraelit. Por me shume sesa vijueshmeri kjo politike e sapostrukturuar ndash sepse ne parim ka nisur prej me se nje viti ndash shpreh nje carje thelbesore me te shkuaren. Gjithashtu nuk cilesohen me si rrezik as Irani e as Siria marredheniet e harmonizuara me te cilat i shkojne ne merite pikerisht Erdoganit. Keto risi megjithate nuk prodhojne vetem nje autonomi me te larte ne politiken e jashtme turke. Pertej tendosjes se marredhenieve me NATO-n ku Turqia eshte anetare menyra e re e sjelljes shton dyshimet ne BE ku Turqia kerkon te behet anetare. Ceshtja nuk i perket vetem faktit se Turqia po sulmon te vetmen demokraci te mireqene ne Lindjen e Mesme ndash gje jo e pelqyer ne syte e opinionit publik europian ndash por edhe te permasat jashte-europiane te diplomacise se saj. Shpesh kancelerite europiane e kane pare Turqine si nje dege ulliri mes Perendimit dhe botes myslimane por fakti qe rrenjet po shtrihen me shume ne drejtimin e dyte me siguri larteson hendekun mes Ankarase dhe Brukselit.
Por sic e permendem me siper pikepamjet e reja lindore te Turqise perzihen lehtas me rajonin me perendimor qe ajo ka ne kufi Ballkanin. Marredheniet e reja me Greqine investimet turke ne Bosnje e Shqiperi ose buzeqeshjet me Malin e Zi e Serbine lene shume dyer te hapura per ambiciet e Ankarase. Po ti shtojme edhe faktin se gazi i Kaspikut do te percillet ne rajon pikerisht nepermjet territorit turk krijon qartazi idene se sa me vemendje duhet ta kundrojne ballkanasit kete afersi te Turqise. Rastesia ndash per bonsens nuk do veme thonjeza ndash beri qe aspiratat e reja diplomatike turke te kalojne pikerisht ne ish-tokat e Perandorise Osmane. Dhe shumekush vrapoi ta pagezonte kete politike si neo-otomanizem gje qe nuk u pa me sy te keq nga vete arkitekti i saj ministri i Jashtem turk Ahmet Davutoglu. Prirja e tij por edhe kthjelltesia me te cilen ai ka shprehur hapur synimet cuditerisht nuk jane analizuar pothuaj fare nga shtypi shqiptar. Bejne perjashtim shkrimet e Piro Mishes i cili ka terhequr me te drejte vemendjen per ta pare me me kriticizem politiken e re turke ne Ballkan.
Ngritja e prof. Davutoglu ne krye te diplomacise eshte embleme e lodhjes qe ka Turqia nga Europa dhe ngadalesite qe ajo i nxjerr integrimit komunitar te Ankarase. Ne saje te ketij zhgenjimi lind edhe teoria e re e diplomacise zyrtare e cila synon marredhenie te mira me cdo fqinj qofshin keta edhe kundershtare te NATO-s ku Turqia ben pjese qe prej 1949-s. Kjo politike - e mbiquajtur 0 Problems Policy - ka peruruar edhe nje faze te re marredheniesh me kundershtare te vjeter si Greqia. Qartesisht programi i Davutogluse kerkon te pervetesoje edhe njehere hapesirat ku njehere vepronte osmanizmi ne vendet ku ende ka ndikim tradita e Stambollit sulltanor. Megjithese nuk i mohon haptazi orientimet europiane qe vendi i tij duhet te vazhdoje te kete Davutoglu kembengul per nje frymemarrje me aziatike por edhe liri veprimi ne Ballkan. Megjithate sipas The Economist Turqia do te luaje ne shume hapesira por nuk kupton se shpesh ato kundershtojne njera-tjetren. Nga njera ane politika e ashper ndaj Izraelit miklon vendet islamike Siria Libani etj. me te cilat Turqia ka hequr edhe regjimin e vizave nga ana tjeter josh me investimet e saj krizat ekonomike te vendeve ne Ballkan. Pertej prestigjit ne rritje qe gezon Ankaraja cdo levizje diplomatike nga ana e shteteve fqinje ne Lindje te Mesme paraprakisht filtrohet nga keshillimet me qeverine turke. Nepermjet nje metodike te re Turqia nuk eshte thjesht ndermjetese neper kriza. Ajo ka nje vizion e shpreh qarte ate dhe ne saje te ketij vizioni ofron zgjidhjen e krizes cka sigurisht sjell nje shperblim te majme investimesh ekonomike.
Nese zvogelojme prizmin Shqiperia eshte ne krye te listes per orientim ballkanik. Fakti qe Turqia e ka perceptuar vendin tone si moter siameze ndash Ftohet njeri teshtin tjetri recitohej ne nje film ndash me siguri ka ndihmuar. Ne Tirane ambicia e Davutogluse ka pasur nje terren te pershtatshem prej kohesh. Qe nga bashkepunimi ne politikat ushtarake e deri tek investimet arsimore prania turke ne Shqiperi ndjek me tradite pleksjet osmaniste. Ne kete vazhde shumekush nuk ngurron ta quaje miqesine mes ish-kryeministrit Nano dhe Erdoganit si zanafille te stilosur. Pa hyre ne polemika mbi menyrat e perdorura shitja e Albtelekomit nje shoqerie turke nga dy qeveri te ndryshme tregon lirshmerine mbipartiake qe ka ndikimi turk ne Tirane. Po te njejtat vezhgime u bene edhe pasi znj. Edit Harxhi e njohur per afinitetet e saj profesionale dhe personale me boten turke mori postin nr.2 te diplomacise shqiptare. I shtojme ketyre edhe mbikeqyrjen konsullore qe Ankaraja kryen ne llogari te Shqiperise ne ato vende ku qeveria jone nuk ka perfaqesi diplomatike. Keto fakte kane ndihmuar edhe cliche-ne e vjeter se afiniteti me Turqine mbron shtetin shqiptar nga trysnia e gjithfarellojshme helene. Te marresh ne konsiderate kete te fundit eshte gjithsesi po aq naive sa te mos shohesh qe marredheniet me Athinen jane po aq te paqta e harmonike sa edhe me Tiranen nga ana e diplomacise turke. Dhe e njejta gje mund te thuhet per marredhenien miqesore qe Kissinger-i turk sic dikush e quan Davutoglune ka krijuar me instancat me te larta ne Beograd. Gjithsesi ne nje kendveshtrim me realist kjo politike mund te vezhgohet me kujdes madje ajo edhe mund te frikesoje por eshte e pamundur mos ta admirosh. Turqia thjesht po shpreh hapur interesat e saj njesoj sikur Tirana te dinte te mbronte te sajat nepermjet faktorit shqiptar nderballkanik shtrire ne plot pese shtete. Fakti qe nuk e ben perton apo eshte e paafte eshte nje ftese me teper per mos tu ankuar me nga te huajt qe na dashkan te keqen.