Minoritareve u hiqet pensioni nga Greqia

Vendimi i fundit i qeverise greke Vetem ata minoritare qe jetojne ne Greqi do te mund te perfitojne pension
Qeveria greke ka vendosur te heqe pensionet qe u jep minoritareve greke te Shqiperise duke nisur nga data 1 nentor e ketij viti. Me ane te nje vendimi te OGA-s instituti perkates grek i sigurimeve shoqerore qe mbulon te punesuarit ne bujqesi dhe minoritaret greke te Shqiperise prej dates 1 nentor pension do te marrin vetem ata minoritare te cilet kane banimin e perhershem ne Greqi.
Ne kete menyre pensionet per minoritaret greke nuk jane dhene per kete muaj dhe qeveria Papandreu ka deklaruar se do te jepen vetem per ata qe jetojne ne shtetin fqinj. Deri me tani pensionet terhiqeshin ne Greqi nga persona te aferm te minoritareve te cilet paraqiteshin prane OGA-se me prokure per te terhequr parate e pensionit qe shkonte diku te 300 euro ne muaj per person.
Ndryshimet percaktojne qe tashme asnje prokure nuk mund te perdoret per te terhequr pensionin. Keshtu minoritaret greke ne Shqiperi duhet te paraqiten vete personalisht ne zyrat e OGA-se ne Athine per te marre pensionin. Por ne baze te rregullave te reja ata duhet te paraqesin edhe dokumente qe vertetojne banimin e tyre te perhershem ne vendin fqinj. Keto dokumente mungojne per nje pjese te mire te minoritareve greke ne Shqiperi.
Per me teper te gjithe ata te cilet perfitojne kete lloj pensioni por qe banojne ne Shqiperi do te duhej te shkonin cdo fillim muaji ne Greqi per te terhequr pensionin e tyre. Kjo do te sillte nje shpenzim ne te ardhurat e tyre personale cka do ta bente te pajustifikueshme marrjen e pensionit nga qeveria greke. Ne kete menyre drejtuesit e OGA-se kane deklaruar se behet e pamundur marrja e pensionit nga persona qe nuk jetojne ne Greqi.
Sipas rregullave te reja nese pensioni nuk terhiqet brenda 10 diteve nga fillimi i muajit atehere ai nulifikohet cka do te thote se minoritaret greke te Shqiperise do te humbasin mundesine e marrjes se pensionit nese nuk shkojne cdo muaj ne zyrat e OGA-se gjithnje te shoqeruar me dokumente zyrtare qe vertetojne se ata jane banore te perhershem te shtetit grek dhe se nuk banojne ne Shqiperi.
Pensioni i shumeperfolur i minoritareve greke ne Shqiperi ne fakt merrej prej vitesh qe nga fillimi i demokracise nga te gjithe ata persona te cilet mbanin statusin e homogjenit ose me pak fjale qe deklaroheshin greke minoritare ne Shqiperi edhe pse mund te ishin ne fakt me kombesi shqiptare ose me origjine vllahe.
Duket se kriza ekonomike qe ka pllakosur prej dy vjetesh shtetin fqinj e per me teper masat e reja ekonomike qe kane kerkuar Fondi Monetar Nderkombetar vendet e Bashkimit Evropian e kryesisht Gjermania qe eshte edhe financuesi kryesor i borxheve greke e kane detyruar qeverine e Athines qe te heqe nga lista e pensionisteve ata minoritare greke qe jetojne ne Shqiperi duke mbyllur nga ana tjeter edhe nje debat te hapur prej kohesh ne Shqiperi.
Prej ketij muaji cdo pensionist grek me shtetesi shqiptare dhe qe jeton ne vendin tone qe ka marre kete lloj pensioni ne menyre qe te vijoje ta perfitoje do te duhet te shkoje cdo muaj ne Greqi te shpenzoje thuajse aq sa eshte pensioni dhe te vertetoje se eshte banor i perhershem ne shtetin fqinj dicka e tille cilesohet si thuajse e pamundur nga instituti grek i pensioneve duke i dhene de fakto dhe de jure fund marrjes se pensioneve nga minoritaret greke dhe shqiptaret e deklaruar si minoritare ne vendin tone.