Pesha e notave për zgjedhjen e fituesve
06/04/2010 Përcaktohet pragu maksimal i pikëve për provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara
Pagesë ekstra për punonjësit që do të merren me administrimin dhe vlerësimin e testeve
Notat e provimeve të detyruara nuk do të kenë të njëjtën peshë në llogaritjen e rezultatit final për fituesit e maturës 2010. Klasifikimi i rëndësisë do të jetë i ndryshëm në varësi të profilit të shkollës. Për profilet e përgjithshme, ato të drejtimit natyror dhe shoqëror secili nga provimet e detyruara do të ketë 20 për qind të rëndësisë në përcaktimin e fituesve. Po kaq do të jetë edhe përqindja që do t’u korrespondojë dy provimeve me zgjedhje dhe mesatares së shkollës së mesme. Po sipas udhëzimit përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) për shkollat profesionale do të jetë e ndryshme. Konkretisht për shkollat profesionale dhe social kulturore ndarja do të jetë si më poshtë:
Në shkollat profesionale: letërsia 15 për qind dhe matematika 25 për qind. Në shkollat social kulturore: letërsia dhe gjuha shqipe 25 për qind dhe matematika 15 për qind. Në shkollat pedagogjike: letërsia dhe gjuha shqipe 20 për qind dhe matematika 20 për qind. Notat e dy provimeve të detyruara do të hidhen në dëftesën e pjekurisë, që do të lëshohet për zyrtarizmin e mbarimit të shkollës së mesme.
Administrimi
Testet për provimet e maturës shtetërore hartohen dhe administrohen nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) mbi bazën e programeve orientuese lëndore përkatëse. Kjo agjenci deri në përfundim të muajit prill llogarit sasinë dhe llojin e testeve që duhet të përgatisë për secilin provim të maturës shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje). Ndërkohë përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës do të bëhet nga specialistë të caktuar prej ministrit të Arsimit dhe Shkencës, të cilët emërohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të AVA-së.
Gjithashtu udhëzimi përcakton pagesë ekstra për punonjësit që do të merren me vlerësimin dhe hartimin e testeve. Punonjësit që angazhohen jashtë kohës normale të punës në procesin e administrimit dhe vlerësimit të provimeve do të paguhen sipas akteve nënligjore në fuqi. Ndërsa shpenzimet e udhëtimit, hotelit dhe ushqimit të specialistëve të përfshirë në procesin e vlerësimit do të mbulohen nga institucionet përkatëse arsimore.
Vlerësimi
Për të marrë vlerësimin maksimal në provimet e maturës shtetërore që janë vendimtare për pranimet në universitetet gjatë vitit të ardhshëm akademik kandidatët duhet të grumbullojnë 40 pikë në total. Kjo vetëm në rast se do t’u përgjigjen saktë të gjitha kërkesave që do të përmbajë testi. Ndërsa pragu minimal i pikëve që duhen për t’u klasifikuar kalues ende nuk është përcaktuar. Udhëzimi mbi masat e zhvillimit të provimeve të maturës 2010 përcakton që testet e provimeve me zgjedhje do të përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative, që do të vlerësohen me 10 pikë, dhe dhjetë pyetje të tjera me zhvillimin. Pyetjet me zhvillim do të vlerësohen me 30 pikë në total. Provimet me zgjedhje do të zhvillohen në një ditë, përkatësisht më 30 qershor dhe do të zgjasin 4 orë për të dyja lëndët pa ndërprerje. Ndërsa testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë, ndërsa 12 kërkesa do të jenë me zhvillim, të cilat do të vlerësohen me 30 pikë në total. Maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për secilin nga dy provimet e detyruara.
Tabela
Përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2)
Për drejtimin shoqëror, të përgjithshëm apo natyror
letërsia dhe gjuha shqipe 20%, matematika 20%
Për shkollat profesionale dhe social kulturore:
a) Në shkollat profesionale: letërsia 15%, matematika 25%;
b) Në shkollat social kulturore: letërsia dhe gjuha shqipe 25%, matematika 15%;
c) Në shkollat pedagogjike: letërsia dhe gjuha shqipe 20%, matematika 20%,
Afatet për hartimin e tezave finale:
Letërsia 25 maj - 1 qershor 2010.
Matematika - 8 qershor - 15 qershor 2010.
Provimet me zgjedhje 23 qershor - 30 qershor 2010
Korrigjimi i testeve do të bëhet në katër qendra:
a) Në Tiranë, në godinën e shkollës “Sabaudin Gabrani”.
b) Në Elbasan, në godinën e shkollës “Qemal Stafa”.
c) Në Shkodër, në godinën e shkollës “Jordan Misja”.
d) Në Fier, në godinën e shkollës “Naim Frashëri”.
Zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2010, si për lëndët e detyruara, ashtu dhe për lëndët me zgjedhje, do të mbyllet në fund të muajit qershor. Për këtë vit, në rregulloren e maturës është përcaktuar që zhvillimi i provimeve të bëhet sa më herët, në mënyrë të tillë që kur të nisë plotësimi i formularit A2, nxënësit të mund të bëjnë vetë përllogaritjet e rezultatit final. Kjo, pasi ata do të disponojnë të katër notat e provimeve, si dhe koeficientet e llojit të degëve dhe profilit të shkollës.