Rama llogari te “Ligjet” për ankesat e institucioneve të pavarura
05/04/2010 Ish-ministri i drejtësisë, Alibeaj, i pakënaqur nga puna e organit të akuzës
“Duket nga pretendimet e drejtuesve të tyre që prokuroria ka çaluar ca”
Prokuroria e Përgjithshme pritet të përballet me një sërë “akuzash” gjatë prezantimit në komisionin parlamentar të Ligjeve të raportit vjetor të veprimtarisë së saj në ditët e ardhshme. Përveç pyetjeve që mund të ngrihen për shkak të informacionit që vetë raporti do të paraqesë, anëtarët e komisionit do të kërkojnë sqarime edhe për pakënaqësitë që shumë institucione të pavarura kanë paraqitur pranë Kuvendit pikërisht për organin e akuzës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe ILDKP-ja, në raportimin e tyre vjetor kanë akuzuar prokurorinë për standarde të dyfishta. Sipas anëtarit të komisionit të Ligjeve, deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, këto akuza do të verifikohen në komisionin e Ligjeve, gjatë raportimit të Prokurorisë së Përgjithshme në këtë komision. “Duket të paktën nga pretendimet e drejtuesve të këtyre institucioneve që prokuroria ka çaluar ca, në rastet kur Avokati i Popullit ka parë se shumë çështje zvarriten. Cilësia e hetimit, sipas Avokatit të Popullit nuk ishte më e mira e mundshme. Apo rasti i paraqitur nga KQZ-ja për standarde të dyfishta. Ndoshta dhe prokuroria, kur të vijë para komisionit të Ligjeve, do të thotë si kundërpeshë ndoshta dhe akuzat e veta ndaj këtyre institucioneve”, tha ai. Por vërejtjet e tyre në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme duket se kanë qenë prezentë në shumë prej raporteve të Ministrisë së Drejtësisë. Ish-kreu i kësaj ministrie, sot anëtar i komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, gjatë një prononcimi për mediat thotë se kontrollet periodike individuale ose në total të inspektoratit të ministrisë, kanë faktuar shumë nga shkeljet për të cilat “akuzohet” organi i akuzës. “Ka rezultuar që për një sërë çështjesh, një numër prokurorësh në veprimtarinë e tyre kanë bërë që të mos respektohen afatet e hetimit, të mos ketë standard unik dhe të njëjtë në trajtimin e çështjeve të ngjashme”, shprehet deputeti i PD-së, Alibeaj.