Peshëngritësit "rebelohen" para ministrit Aldo Bumçi
TIRANE- Ministri i Sporteve Aldo Bumçi, ka pritur dje ekipin kombëtar të peshëngritjes, pas kthimit nga kampionati botëror që u zhvillua në Francë. Ai premtoi një fond shtesë si edhe i uroi shtangistët për rezultatet e arritura e sidomos për sigurimin e 4 vendeve për meshkuj në Lojrat Olimpike të Londrës. Por, pritja pati edhe njëfarë rebelimi të sportistëve, që lidhet edhe me probleme të akumuluara nga e shkuara.
Romela Begaj ngriti problemin e medaljeve teke që merren në evenimente të mëdha dhe që nuk shpërblehen. "Z. ministër, unë shpresoj që këto medalje teke, jo vetëm kjo që mora unë, por të gjitha, të shërblehen dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave të ndryshojë", tha ajo. "Qeveria duhet të bëjë gjithçka për shpërblimet, rrogat dhe trajtimet ushqimore. Kemi dëgjuar shumë fjalë të bukura, por kështu nuk vazhdohet", u shpreh Erkand Qerimaj. "Siç ju kemi premtuar, fondi Grant do të jetë në rritje, - tha ministri Aldo Bumçi. - Por, gjërat nuk zgjidhen brenda natës", shtoi më tej ai.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)