E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritësja Enkileda Carja mbyll me dy rekorde europiane Kampionatin në Batumi

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja ka përmbyllur me sukses të jashtëzakonshëm garën në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Batumi, duke vendosur dy rekorde europiane.

Pasi theu rekordin në stilin e shkëputjes me 103 kilogramë, Carja vijoi paraqitjen dominuese edhe në stilin e shtytjes, ku realizoi 123 kilogramë, duke siguruar kështu edhe rekordin europian në totalin e dygarëshit, bëri të ditur sot Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Kjo performancë e vendos sportisten shqiptare në elitën e peshëngritjes europiane për moshat e reja dhe përbën një sukses historik për Shqipërinë në këtë disiplinë.

/gj.m/a.f/

/gj.m/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›