E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – Liam Rosenior shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat

LONDËR, 22 prill /ATSH-DPA/ – Liam Rosenior u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat pas një performance të dobët.

Ai u shkarkua nga Chelsea pas një serie prej pesë humbjesh radhazi në Premier League, në të cilat skuadra nuk arriti të shënonte.

Dje, Chelsea humbi 0-3 kundër Brighton.

I emëruar në janar me një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë, mandati i tij përfundoi pas  humbjes së djeshme.

Callum McFarlane do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit, duke filluar nga gjysmëfinalja e FA Cup./ a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›